Arkeologët besohet se mund të kenë gjetur vendin e varrimit, të Kleopatrës, faraones së fundit të Egjiptit. Ekspertët mendojnë se mund të jetë varrosur në një tempull në Deltën e Nilit. Arkeologët që po gërmojnë në vendin e Taposiris Magna, zbuluan një “varr të çrregulluar të zbukuruar me fletë ari”, vetëm 60 milje larg nga Kajro.
Dr. Kathleen Martinez, një akademike nga Republika Domenikane, po drejton gërmimet në Taposiris Magna, e cila beson se Kleopatra dhe i dashuri i saj romak Mark Anthony janë varrosur aty 2 mijë vite më parë, për të imituar mitin e lashtë të Isis dhe Osiris.
“‘Kuptimi i vërtetë i kultit të Osiris tregon pavdekësinë. Pas vdekjes së tyre, perënditë do të lejonin që Kleopatra të jetonte me Antony në një formë tjetër ekzistence, kështu që ata do të kishin jetën e përjetshme së bashku.”, tha ajo. /abcnews.al



