Nissan pritet në nxjerrë në treg modelin më të ri të serisë Z. Kompania japoneze konfirmoi së fundmi modelin e ri që do të dalë në treg në shpejti, megjithatë pa dhënë detaje se si do të jetë makina e re sportive.
Sidoqoftë, dizenjuesi rus Ilya Zakharov i cili aktualisht punon për firmën LADA, kohë më parë prezantoi projektimin e një modeli të quajtur Nissan Z-Vision.
Në projektin e tij, Zakharov sjell një dizajn të integruar, që është më i ngjashëm me modelin klasik 240Z, duke zëvendësuar pasqyrat me kamerat, dhe të cilat vendosen në pjesën e përparme si në rastin e 240Z.
Sidoqoftë, pavarësisht propozimit të Zakharov, duket se dizajnerët e Nissan synojnë të përdorin 240Z si standardin e tyre, për krijimin e modelit të ardhshëm, që me shumë mundësi do të ketë një motor V6. /abcnews.al