Dozat e para të vaksinave për koronavirus mund të jenë gati në vjeshtë ose në dimër në Itali. Ndërkohë që në 1 korrik Europa do të hapë gradualisht kufijtë dhe me vendet jo europiane për të lejuar flukset e turizmit. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesii lartë i bashkimit europian Josep Borell. Austria do të hapë kufirin me Italinë në 16 qershor njësoj si Gjermania e cila do të heqë kontrollet në kufij për qytetarët europianë.
Anti trupat e para monoklonore sintetike anti Covid-19 neutralizojnë koronavirusin në qelizat të kultivuara të gjitarëve. Por dozat për testet klinike do të mund të jenë gati vetëm pas disa muajsh.
Ministri austriak i shëndetësisë, Rudolf Anshober, ka lavdëruar në gjuhën italiane Italinë për punën e madhe të bërë deri tani në kuadër të betejës kundër koronavirusit. Madje ai shtoi se në disa zona të Italisë ishte punuar më mirë se në Austri. Por ai nga ana tjetër konfirmoi se Viena këshillon austriakët të mos shkojnë në Lombardi dhe lidhjet ajrore mbeten të ndërprera deri në një vendim të ri që do të merret brenda katër javësh.
Danimarka ka ndryshuar qëndrim për sa i përket fondit të rekuperimit duke u shprehur në mbështetje të një fondi që do të ndihmojë vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit.
Ministri i brendshëm gjerman u shpreh se do të vazhdojë monitorimi i situatës së pandemisë në vendet fqinje, por kufijtë për vendet e treta do të qëndrojnë mbyllur deri në 31 gusht./abcnews.al

