Tyler Glaiel, programues dhe dizenjues video-lojërash, ka krijuar një maskë të veçantë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Glaiel vendosi të bëjë disa ndryshime, pas shumë vështirësive që përdoruesit hasnin në të folur me maskat e thjeshta.
Ai përdori një copë pëlhure me një panel dritash LED në pjesën e përparme, të cilat aktivizohen me anë të zërit, për krijimin e së cilës iu desh një muaj duke eksperimentuar. Gjithashtu, përmes dritave LED mund të krijohet edhe një buzëqeshje, nëse personi që e mban krijon një tingull me gjuhë.

Kjo maskë mund të krijohet me një listë themelore të produkteve që duhet të jenë të disponueshëm në shumicën e dyqaneve të pajisjeve elektronike, duke përfshirë instalime elektrike, një mikrofon të vogël, konvertues dhe një kasetë elektrike. /abcnews.al



