Një qytet në Itali që nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus ka vënë në dispozicion shtëpi për 1 dollarë. Cinquefrondi, i cili ndodhet në afërsi të rajonit jugor të Kalabrisë, që ka patur një nga nivelet më të ulëta të infeksionit në Itali, ofron shtëpi që dikur u përkisnin fermerëve, barinjve apo artizanëve.
Aktualisht janë më shumë se 50 banesa bosh, dhe sipas kryetarit Michele Conia qëllimi i këtij misioni është tërheqja e vizitorëve, pas shpopullimit masiv të vendit. Blerësve iu kërkohet një tarifë vjetore prej 250 eurosh deri në përfundimin e punimeve, dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh nëse rikonstruksioni i tyre nuk arrihet brenda 3 viteve.

“Ne po kërkojmë vetëm një llloj sigurie pasi një blerës i ri të angazhohet me projektin. Tarifa është shumë e ulët dhe kostoja e një rikonstrukturimi varion nga 10,000 deri 20,000 €, duke pasur parasysh se banesat janë të vogla.”, tha Conia për CNN.

Emri Cinquefrondi, i njohur ndryshe si ‘pesë fshatrat’, i referohet vendbanimeve të hershme me origjinë greke dhe bizantine, që ishin bashkuar në një komunitet gjatë mesjetës. Fjalët e lashta greke mbijetojnë ende në dialektin lokal si dhe në emrat e vendeve dhe rrugëve. /abcnews.al





