Gjykata e Tiranës nuk regjistron Dukën si drejtues të FSHF-së

schedule17:30 - 30 Mars, 2018

schedule 17:30 - 30 Mars, 2018

Gjykata e Tiranës nuk regjistron Armand Dukën si President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kërkesa e paraqitur nga FSHF-ja për regjistrimin e vendimit të Asamblesë Zgjedhore të 7 Shkurtit 2017 për zgjedhjen e Dukës dhe nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv është kthyer nga gjykata.

Gjykata e Tiranës nuk ligjëron Armand Dukën si President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Togat e zeza të kryeqytetit nuk kanë pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e FSHF-së në gjykatë për të regjistruara vendimin e Asamblesë Zgjedhore të datës 7 Shkurt 2018 për zgjedhjen e Dukës në krye të federatës, si edhe emrat e 9 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

“Gjykata vendosi kthimin e kërkesës”, thuhej në vendimin e gjyqtares Marinela Osmani. Gjykata ka lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, arsyetimi i të cilit pritet të zbardhet në ditët në vijim.

Në lidhje me vendimarrjen e gjykatës reagoi edhe Bashkim Fino, kandidati që garoi me Armand Dukën për kreun e FSHF-së.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Fino theksoi se pasi denoncoi publikisht paligjshmërine e funksionimit të FSHF-së, zgjodhi rrugën ligjore, me besim tek drejtësia.

“Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme. Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Për një futboll të pastër dhe të drejtë!”, thuhej në reagimin e Finos.

Në zgjedhjet e zhvilluara në 7 Shkurt për kreun e FSHF-së, Armand Duka u shpall fitues në raundin e dytë të votimit me 38 vota, përballë 24 votave të rivalit të tij në gare Bashkim Fino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!