Vila e aktorit legjendar Sean Connery, është nxjerrë në shitje për një vlerë 30 milion euro. Prona luksoze buzë detit e cila ishte në pronësi të “agjentit 007” ndodhet në Cap de Nice, pranë portit në Nicë.
Villa ‘Le Roc Fleuri’, e cila përmban gjashtë kate dhe tetë dhoma gjumi që duken mbi detin Mesdhe, dhe që ndodhet vetëm 30 minuta nga Monaco dhe Kana, është vënë në shitje nga agjensia e pasurive Knight Frank Cap Ferrat.

Ylli James Bond, i cili aktualisht jeton në Bahamas me gruan e tij, dikur banonte në rezidencën Cap de Nice dhe banorët e zonës ende e njohin si prona e “James Bond”. /abcnews.al







