Kompania kineze e prodhimit të baterive të makinave “Amperex Technology”, është gati për të prodhuar një bateri, jetëgjatësia e së cilës tejkalon limitet. Bateria e re do të ketë një jetëgjatësi prej 16 vitesh, në krahasim me atë çfarë është ofruar deri më tani nga kompanitë e tjera, bateritë e së cilave mund të zgjasin 3-8 vite.
Ndërmarrja ka bërë me dije se bateria pritet të kushtojë 10 përqind më shumë nga ato aktualet në treg. Deri më tani, kompania nuk e ka bërë të ditur se cilin brand automjetesh do të furnizojë, por nga raportet e publikuara më parë, thuhet se ajo po bashkëpunon me Tesla-n.
“Amperex Technology” firmosi një kontratë dy-vjeçare në shkurt me Tesla, ndërkohë që më parë ka bashkëpunuar me BMW, Honda, Toyota, Volkswagen. /abcnews.al


