Në vend është shënuar rekord infeksionesh nga koronavirusi. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ISHP njoftoi se kanë rezultuar pozitivë 42 persona, shifra më e lartë kjo që nga fillimi i pandemisë.
Përfaqësuesja e ISHP Marjeta Dervishi bëri të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.
Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Po ashtu është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive.
LEXO EDHE: Përkeqësohet situata Covid në vend, mes 42 të infektuarve edhe 5 personel shëndetësor
Bëhet e ditur se 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamëz 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
/abcnews.al