Një 52-vjeçar me iniciale R. D., banues në Durrës është arrestuar nga policia pasi është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Arrestimit i 52-vjeçarit i punësuar si administrator në një firmë private erdhi në kuadër të operacioneve kundër krimeve mjedisore, dhe tashmë ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al