Kjo e mërkurë është dhe dita me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Krujë. Sipas ISHP-së rastet e reja në këtë qytet janë qytetarët të cilët kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.
Gjithashtu katër raste të reja janë konfirmuar dhe në Durrës, ku sipas burime për Abc News mësohet se të gjithë janë kontakte me të infektuarit e mëparshëm.
Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për Abc News se tre nga rastet e reja janë familjarë të një të infektuarv, i cili ka shkuar dy ditë më parë urgjencë tek infektivi dhe një i moshuar rast kontakti me të infektuarit e mëparshëm.
Lexo edhe:E FUNDIT/ Si kurrë më parë, shifër rekord të prekurish nga koronavirusi 24 orët e fundit
Ndërkaq sot janë konfirmuar pozitive me koronavirus 42 persona, duke e çuar në 1341 numrin e përgjithshmëm të të infektuarve. /abcnews.al

