“Xibraka”, Ermal Hoxha kërkon pafajësi në gjykatën e lartë

schedule14:59 - 30 Mars, 2018

schedule 14:59 - 30 Mars, 2018

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, nuk heq dorë nga kërkesa për pafajësi në lidhje me akuzat që e lidhin me laboratorin e përpunimit të kokainës në “Xibrrakë”. Hoxha i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që caktoi për të 6 vjet e 8 muaj burg. Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli. Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi. Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundështuar vendimin.  Nëntë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total. Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur cdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit. /abcnews.al