Pas një vëzhgimi, astronomët zbuluan një model përsëritës të sinjaleve të radios që vinin nga hapësira. Sinjalet e shpejta të tyre ose FRB, janë lëshime të valëve të radios që zgjasin për një milisekondë.
Shkencëtarët kanë arritur t’i gjurmojnë disa prej tyre deri në galaktikat e veta të origjinës, por shkakun e përsëritjes nuk po e gjejnë dot. Studimet kanë treguar se sinjale të tilla përsëriten, por situata ndryshoi kur gjatë këtij viti astronomët vënë re përsëritjen në çdo 16.35 ditë.
Përkundër këtij zbulimi, gjatë këtyre katër ditëve, ata diktuan se lëshohej një sinjal i shpejtë në çdo dy orë. Ata kanë zbuluar një tjetër model të njohur si FRB 121102, dhe gjatë këtij modeli ciklik, sinjalet e radios lëshohen përgjatë një periudhe 90 ditore, model që përsëritet çdo 157 ditë.
Disa studiues besojnë se kjo mund të jetë pasojë e orbitës së një ylli masiv, por një shpjegim i mundshëm mund të jetë precesioni, ose lëvizja e lartë e boshtit të një ylli neutron shumë të magnetizuar. /abcnews.al


