New York, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA dhe një nga vendet më të prekura në botë, nisi rihapjen graduale të tij, pas 100 ditësh që nga konfirmimi i rastit të parë.
“Është dita kur fillojmë të çlirohemi nga kjo sëmundje, dita kur nis rihapja jonë në këtë qytet”, tha kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio, në një konferencë për shtyp.
Kryebashkiaku gjithashtu, paralajmëroi njerëzit që të mos e ulnin vigjilencën për të mos rrezikuar një rikthim të virusit.
Rreth 400 000 punëtorë pritet të kthehen në punë gjatë fazës së parë të planit të rihapjes me katër faza.
Sektori i ndërtimit, prodhimi dhe shitja me shumicë, gjithashtu, mund të rifillojnë punën me masa paraprake.
De Blasio tha se pret që qyteti të hyjë në fazën e dytë të rihapjes në fillim të korrikut./abcnews.al