Disa anije ‘fantazmë’ janë zbuluar të lundrojnë në qarqe të mëdha në bregun e San Franciscos. Kanë qenë sinjalet GPS ata që kanë njoftuar prezencën e tyre, por në të vërtetë nuk janë parë nga askush.
Ky fenomen misterioz u vërejt së pari nga Bjorn Bergman, i cili punon për grupin e vëzhguesve mjedisorë SkyTruth dhe Global Fishing Watch, të cilat gjurmojnë lëvizjet e anijeve tregtare në oqeane, shkruan “Daily Mail”.
Bergman identifikoi sinjale nga nëntë anije, të cilat dukeshin se po lëviznin në mënyrë rrethore në ujërat jashtë Point Reyes, në veri të San Franciskos – dhe disa pista madje treguan anijet që kalonin në tokë të thatë.
Sipas Todd Humphreys, profesor i Inxhinierisë Hapësinore dhe Mekanikës Inxhinierike në Universitetin e Teksasit në Austin, anijet mund të kenë përdorur pajisje GPS, për të shmangur sistemin AIS, duke fshehur vendndodhjen e vërtetë.
Humphreys tha për Newsweek, se modelet rrethore janë të ngjashme me disa lloje pajisjesh, që zakonisht përdoren për të mashtruar sistemet GPS. /abcnews.al



