Lezha futet sërish në hartën e qyteteve të prekura nga koronavirusi.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rasti i ri i konfirmuar ditën e sotme është një paciente 57-vjeçare, e shtruar prej disa ditës në spitalin Rajonal të Lezhës me probleme respiratore.
Kjo ka bërë që bluzat e bardha t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit, ndërkohë që epidemiologët kanë nisur verifikimet për persona që kanë qenë kontakte të pacientes së infektuar.
Ende nuk dihet se ku është infektuar 57-vjeçarja, ndërkohë që mësohet se djali i saj punonte si shpërndarës picash./abcnews.al

