Ndërsa shumë shtete në botë i janë rikthyer normalitetit pas disa muajsh izolim, shumë biznese kanë vendosur rregulla për të ruajtur distancën sociale.
Arkitekti Mohamed Radwan ka gjetur një zgjidhje për këtë problem, i cili ka propozuar një sistem që i lejon të gjithë të punojnë në zyra, nëpërmjet kabinave të vogla të sterilizuara.
E quajtur “Q.workntine”, kjo strukturë gjashtëkëndëshe përmban një sistem të integruar ventilimi, dhe aksesohet duke përdorur teknologjinë që njeh fytyrën e individëve.

Kabinat janë të pajisura me dyer automatike, që hapen nëpërmjet sistemit të njohjes së fytyrës, dhe mund të zënë të njëjtën hapësirë sa dhe tavolinat normale. /abcnews.al



