Arkeologët kanë arritur të zbulojnë për herë të parë qytetin romak të njohur si Falerii Novi, duke përdorur teknologjinë e radarëve depërtues në tokë. Studiuesit nga Universiteti Ghent dhe Universiteti i Kembrixhit, përdorën radarë depërtues në tokë dhe navigacion satelitor për të krijuar imazhe 3D të sofistikuara të qytetit.
Përmes kësaj teknologjie GPR, ekipi zbuloi një kompleks banjosh, një treg, një tempull, një monument publik, si dhe një rrjet të gjerë të tubave të ujit që datojnë nga shekulli III. “Detaji arkitektonik i zbuluar nga një teknikë e tillë, siç është në vendet e tempullit të qytetit, është mahnitëse.”, tha Martin Millett, një profesor i arkeologjisë në Universitetin e Kembrixhit.
Falerii Novi u themelua në 241 para Krishtit gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe ishte i banuar deri rreth vitit 700 pas Krishtit në fillimin e mesjetës. Ekipi gjithashtu u befasua kur gjeti një rrugë periferike që rrethonte qytetin e veshur me ndërtesa të shenjta. Njëra nga këto është një monument publik “i madh dhe spektakolar”, i veshur me kolona.

“Ajo që po shihni në Falerii, me këtë element fetar në peizazhin rreth skajit të qytetit, është ndoshta produkt i identitetit lokal Faliscan. Ne po shohim elementë të praktikës së tyre fetare, imagjinojmë, të rikrijuar brenda sferës romake. “, tha ai.
Millett dhe ekipi i tij kanë përdorur tashmë skanimin GPR në disa vende të lashta, duke përfshirë dhe Aldborough në North Yorkshire, por tani shpresojnë ta përdorin atë në rrënojat e qyteteve më të mëdha. /abcnews.al


