Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim i papritur i infeksioneve në vend, ku janë 36 rastet e konfirmuara

schedule11:05 - 9 Qershor, 2020

schedule 11:05 - 9 Qershor, 2020

Është përkeqësuar situata nga koronavirusi në vend. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, ku janë konfirmuar 36 raste të reja.

Gjatë orëve të fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.



LEXO EDHE: TRONDITËSE/ Sot, numri më i lartë i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të Pandemisë

Përfaqësuesja e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se kjo nuk është rastësi. “Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, u shpreh Bino.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 204
Shkodër 29
Krujë 24
Kamëz 19
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 4
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!