Moviola e Superiores, Janku kryqëzon arbitrin e Partizani-Kukësi

schedule23:33 - 8 Qershor, 2020

schedule 23:33 - 8 Qershor, 2020

Albano Janku, si zakonisht është pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News. Ish-gjyqtari ka analizuar rastet e diskutueshme të hasura gjatë kësaj jave në Superiore. Takimi Partizani-Kukësi ishte takimi që pati disa probleme.

Për zgjedhjen e Feratajt, Janku tha: “Ka pesë vite në Superiore, nuk është se ka tension. Nuk duhet gabuar, ai e ka pamjen të pastër. Nuk e si pse nuk e ka përqendrimin. Kur Bardhi kap topin, mbrojtësi i Kukësit ndërhyn gabim dhe është penallti e mohuar për Partizanin. Ka një mungesë përqendrimi. Arbitri duhet të dijë që rastet ndodhin në fillim dhe në fund”.

“Te goli, është e pafalshme rënia e bilbilit para kohe. Duhet të presë, pasi ka avantazh të pastër. Shikon dhe pastaj vërshëllehet. Nuk mund të themi gol i mohuar, pasi i ka rënë bilbilit. Por duhet të lexojë lojën dhe ta marrë vendimin. Mund të kthehet më pas e të japë faull. Duhet të marrë frymë njëherë e jo të fryje bilbilin”.

“Kemi edhe ndërhyrjen me takë të Solomon. Asistenti duhet ta shohë. Sulmuesi shpëton pa u ndëshkuar. As faull nuk e dha. Është karton i kuq, pa asnjë diskutim. Ndërhyrje e dhunshme”, u shpreh Janku. /abcnews.al