Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta publikoi në emisionin “Opinion” mesazhin e një diplomati të huaj, i cili fliste për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si dhe qëndrimin që do mbante kryeministri Edi Rama ndaj tyre.
Lidhur me këtë mesazh, Rama është shprehur gjatë një interviste televizive se ka dijeni të mesazhit dhe ka pranuar bisedën e bërë.
Ndërkohë, Rama e ka cilësuar si një turp mesazhet e bëra publike nga ana e presidentit.
A keni një koment për përmendjen e emrit tuaj në mesazhet e publikuara nga Meta?
“Mendoj se bërja e mesazheve publike është një shëmti e madhe për çdo kënd dhe jo më për kreun e shtetit. Dhe jo më që Kreu i Shtetit komunikon me një diplomat të lartë, është shëmti që ndodh vetëm këtu. Unë e mora këtë informacion. Nuk bëhet fjalë për të shtrembëruar apo deformuar kuadrin ligjor por për votimin dhe qëndrimin politik të shumicës në raport me një çështje të caktuar. Ku qëndron arsye për të shitur një marrëdhënie të tillë dhe denglën e madhe të kapjes. Unë kam bërë bisedën dhe kam thënë se personi lehtësisht mund ta votojmë nëse është legjitim. Dhe kjo është biseda jonë”, tha Rama./abcnews.al