Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, shkroi një biografi disa javë më parë dhe dita-ditës, po publikohen rrëfime unikale të tij. I tillë ka qenë dhe një nga publikimet e sotme, ku Chiellini ka shkruar për sezonin në Serie B dhe titullin kampion në 2012-ën.
“Titullin e parë, e kam fituar që në 2006-ën. Isha i ri, por luajta 23 ndeshje. Trajneri Capello më besonte edhe në ndeshjet e vështira. Asokohe, gjithçka më dukej më e lehtë. Fitorja e Serisë B ishte një festë e madhe, teksa mua më mbytën me oferta. Po ku të transferohesha? Isha te Juventus.
Titulli i 2012-ës? Duhet të luanim ndaj Vagliarit në transfertë e nëse barazonim, rrezikonim titullin, nëse Milani arrinte të fitonte derbin kundër Interit. Na duhej të bënim tifo për Interin, e imagjinoni dot se si ishim katandisur?
Ne fituam në Sardenjë 2-0, ndërsa Milani pësoi katër gola në ‘San Siro’. Për festën e atij titulli, e gjithë familja ime udhëtoi pesë orë me makinë nga Livorno”, tha Chiellini./abcnews.al