NASA i ka dhënë një kontratë me vlerë 187 milion dollarë kompanisë Northrop Grumman, për të krijuar hapësirën e banimit dhe logjistikës (HALO) për ekuipazhet që vizitojnë Portën hënore.
Moduli, që do të ketë madhësinë e një banese të vogël, do të jetë në gjendje të mbështesë qëndrime të shkurtra nga ekuipazhet që mbërrijnë me anijen Orion.
“Kjo kontratë është një tjetër moment i rëndësishëm në planin tonë për të ndërtuar operacione të fuqishme dhe të qëndrueshme hënore”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.
Moduli i banimit i Northrop Grumman, i zhvilluar përmes nismës NextSTEP të NASA-s, është i bazuar në anijen e saj Cygnus që aktualisht po përdoret për të dërguar ngarkesat në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. /abcnews.al


