Një 45-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e Besnik Metajt në Itali ka rënë në pranga e policisë italiane. I arrestuari, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar pas shkatërrimit të një bande italo-shqiptare.
45-vjeçari është një shqiptar nga Kopliku i lidhur me Ndranghetan kalabreze. Ai u arrestua gjatë një operacioni kundër një bande kriminale e trafikut të drogës midis Veneto, Lombardia Kalabria dhe jashtë saj (Shqipëri, Angli, Gjermani dhe Rumani).
Mbi 45-vjeçarin rëndon akuza e rëndë e vrasjes së bashkëkombasit të tij, Besnik Metaj. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, dhe dyshohet se pas krimit ai ka fshehur në pyll afër Cornizzolo trupin e viktimës. Metaj u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge.
Ndërkohë, gjatë hetimeve të operacionit të fundit janë sekuestruar 350 kg marijuanë , 270 gramë kokainë e amfitemina. Po ashtu janë arrestuar edhe 8 persona të tjerë, të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. /abcnwws.al

