Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzimi seksual ndaj fëmijëve, BE merr masa të reja

schedule13:24 - 8 Qershor, 2020

schedule 13:24 - 8 Qershor, 2020

Komisioni Europian ka paraqitur një paketë masash  parandaluese dhe penale për vendet e BE-së në luftën kundër abuzimit seksual ndaj të miturve. Kjo paketë planifikon një strategji të  gjerë për një luftë efektive kundër abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve”, tha eurokomisionerja suedeze e Çështjeve të Brendshme, Ylva Johansson për gazetën gjermane “ELT”.

Sipas Johannson planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. Këto masa i përgjigjen kështu kërkesave nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare për më shumë ndjekje penale dhe parandalim të abuzimeve seksuale. Nuk mund të mbështetemi vetëm tek strategjitë e parandalimit, paralajmëron Johansson. Ajo theksoi se “ligjet tona duhet të  veprojnë kur ato shkelen, dhe duhet të tregojnë, se vlerat tona, vlejnë si në internet ashtu edhe në jetën reale.”

Për këtë është e nevojshme një bashkëpunim më i ngushtë. Sipas saj interneti, për fat të keq është  një “faktor vendimtar” për kërkimet që bëjnë kriminelët për viktima të reja.

Përveç kësaj parashikohet edhe një qendër e BE-së për mbrojtjen e fëmijëve, e cila do të mbështesë shtetet anëtare në hetimin, parandalimin, luftimin e abuzimit seksual me fëmijët, si përmes bashkëpunimit, ashtu edhe shkëmbimit të informacionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!