Daily Mail në një shkrim të publikuar së fundmi, ka sjellë në vëmendje mënyrën e lashtë të jetesës së mongolëve, e cila vështirë që ka ndryshuar për mijëra vjet. Sadie Whitelocks e “Mail Online Travel” ka udhëtuar nga kryeqyteti mongol i Ulaanbaatar për në shkretëtirën Gobi, duke treguar eksperiencën e saj verën e kaluar, me këta njerëz të guximshëm.
Nomadët dhe gjysmë-nomadët përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë mongole. Ata janë shumë tradicionalë dhe zakonisht mbajnë rreth 1.000 kafshë për të mbijetuar, si dhe jetojnë nëpër tenda të quajtura “gers”, të cilat qëndrojnë të freskëta gjatë verës dhe ngrohen në dimër, kur temperaturat mund të bien në -40 gradë.
Por ajo është interesante është se pjesa më e madhe e tyre janë shumë të lidhur me jetesën e lashtë. Me kalimin e shekujve, strehëzat tipike mongole nuk kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, me një sobë në mes të strukturës rrethore, të cilat janë përgjithësisht të ndërtuara nga druri dhe të veshura me tavan për izolim. Në ditët e sotme, shumë janë përshtatur me mbulesa plastike për të ndihmuar në rrjedhjen e ujit.

Familjet atje i treguan Sadie-s se si e përdornin qumështin e kalit dhe të devesë dy herë në ditë për të bërë produkte të ndryshme. Ajo shkruan se iu servir dhe një çaj i kripur, të cilën ajo e përshkruan si të veçantë, që përmban kripë, qumësht, gjalp, çaj jeshil dhe sheqer.

“Kishte dhjetëra zbukurime të vogla të pikturuara përreth, duke përfshirë disa elefantë prej porcelani dhe një nga Santa Claus. Tufa me lule plastike që vareshin nga tavanet. Brenda pak minutash na u ofrua çaj i kripur tradicional. E njohur si suutei tsai, pije përmban një përzierje kripe, qumështi, gjalpi, çaj jeshil dhe sheqeri.
Zbulova që kjo pije kishte një aromë të pazakontë. Për të shoqëruar çajin, na u ofrua disa copa gjizë. E kisha të vështirë për tu familjarizuar me këtë meze tradicionale, të njohur si aaruul. “, thuhet në artikull. /abcnews.al



