Përveç Ardian Çapjes, mëngjesin e sotëm në Elbasan ka mbetur i plagosur edhe një zjarrfikës. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se autorët pas ngjarjes në Krastë, ku u plagos Çapja kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit.
Mësohet se brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia. Për pasojë është plagosur njërin prej zjarrfikësve, Dashamir Muhaxhiri 38 vjeç, që po shuante flakët.
LEXO EDHE: Atentat në Elbasan, plagoset Ardian Capja. Gjendet një makinë e djegur
Muhaxhiri ka thënë për Abc News se në momentin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ka pasur një si shpërthim, por që nuk e kanë kuptuar në fillim çfarë ishte.
“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë. Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi. /abcnews.al