Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden, do të udhëtojë në Houston të hënën ku do të takohet me familjen e George Floydit, dy javë pas vdekjes së tij, ngjarje që ka ngjallur protesta në mbarë SHBA-në për padrejtësi racore.
Kandidati për president nuk pritet të marrë pjesë në varrim, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Biden është takuar me anëtarët e komunitetit në shtetin e tij në Delaware dhe Pensilvani fqinje duke bërë thirrje për t’i dhënë fund racizmit në vend.
Dhe gjatë një fjalimi tjetër Biden kritikoi drejtpërdrejt reagimin e Trumpit për trazirat në të gjithë vendin, duke thënë: “Është koha që ai të largohet nga bunkeri i tij, dhe të marrë përgjegjësinë rreth pasojave të fjalëve dhe veprimeve të tij “.
Biden tha se ai foli në telefon me familjen e Floyd menjëherë pas vdekjes së tij, duke i shprehur ngushëllimet si një prind që ka humbur fëmijët e tij./abcnews.al