Triumfi i thellë i Prishtinës, Korenica “pa frena”: Duam titullin dhe kupën

schedule22:40 - 7 Qershor, 2020

schedule 22:40 - 7 Qershor, 2020

Prishtina nuk u kursye aspak ditën e sotme dhe realizoi një fitore të çmendur përballë Ferizajt. 8 gola shënoi skuadra më e famshme e futbollit dardan, me miqtë që ia dolën të shënonin një gol nderi. Skuadra e Dallkut është ngjitur në vend të tretë me 44 pikë dhe kreu është vetëm dy pikë larg tashmë.

Meriton Korenica shënoi një tregolësh në ndeshjen e sotme, duke u bërë i dhjeti lojtar i bardhekaltërve që realizon diçka të tillë pas luftës. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili është grumbulluar me Kosovën por nuk ka debutuar ende, shfaqet shumë i lumtur pas triumfit të sotëm.

Fitore shumë e rëndësishme si dhe ecuria jonë. Shpresojë të vazhdojmë kështu, me lojëra të mira dhe çdo ndeshje t’i qasemi maksimalisht. Kemi një qëllim përpara, kupë e titull. Duke parë që ekipi po shkon shumë mirë, besoj shumë se në fund të gjithë së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin, do t’ia dalim.

Ky rezultat i thellë tregon më së miri punën që jemi duke e bërë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka“, deklaron për faqen zyrtare të Prishtinës një ndër lojtarët më të talentuar të IPKO Superligës së Kosovës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!