Vinte nga Ekuadori, kapet në Roterdam sasi rekord kokaine

schedule16:26 - 7 Qershor, 2020

schedule 16:26 - 7 Qershor, 2020

Një sasi rekord kokaine është kapur në portin e Roterdamit, të Holandës. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për 2020 kilogram kokainë.

Droga e cila ishte e fshehur në një konteiner me banane, është gjetur ditën e djeshme.

Konteineri erdhi nga Guayaquil (Ekuador) dhe kishte destinacion një kompani në Hungari. Ndërkohë, mendohet se marrësi ndoshta nuk ka asnjë lidhje me kontrabandën.

Vlera në treg e kokainës është më shumë se 151 milion euro. Ndërkaq, autoritetet kanë nisur hetimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!