Hoti: Nga nesër lëvizim lirshëm për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit

schedule14:31 - 7 Qershor, 2020

schedule 14:31 - 7 Qershor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë ka treguar vendimet që janë marrë ditën e sotme nga këshilli  i ministrave.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook  ka theksuar se nga e hëna do të lejohet lëvizja e lirë për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit.

Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!