Një kompani koreano-jugore ka gjetur një mënyrë të veçantë për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit, nëpërmjet një roboti të pajisur me kamera dhe ekran LED që kontrollon temperaturën dhe shpërndan dezinfektuesin.
Roboti, i krijuar nga SK Telecom dhe Omron Electronics Korea, transmeton të dhënat në serverin e tij në kohë reale, mundësuar nga teknologjia e gjeneratës së pestë (5G) të kompanisë së telekomit, shkruan “Reuters”.
Ai vë alarmin nëse temperatura e ndokujt është mbi 37.5 Celsius ndërsa përdor inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar grumbullimet dhe këshillon njerëzit të shpërndahen dhe të përdorin maskën.
“Roboti ndihmon në minimizimin e kontaktit mes njerëzve dhe teknologjia tregon saktësinë.” tha Ra Kyhong-hwan. Me dy llampa UV dhe dy dezinfektues, roboti mund të dezinfektojë 99% të 33 metrave katrorë të sipërfaqes në 10 minuta, tha ndërmarrja.
Gjithashtu, ekspertët shtuan dhe një tjetër funksion që fsheh pamjet e pasqyruara në ekran për të mbrojtur privatësinë e njerëzve, tha Ra. Kjo mënyrë është marrë në konsideratë dhe nga bizneset e vogla. Në një kafene në Daejeon, për të shmangur kontaktet e njerëzve, ka përdorur një robot për t’ju shërbyer klientëve. /abcnews.al