Ndërsa miliona njerëz nga e gjithë bota presin ditët, kur ata do të kalojnë më pak kohë në shtëpi, një numër më i vogël kanë gjetur kënaqësi në izolim. Për këta persona, NASA ka ofruar një propozim: ajo po kërkon vullnetarë për një studim izolimi në hapësirë.
Projekti që agjensia hapësinore kërkon të zhvillojë parashikon tetë muaj izolim brenda një laboratori anije kozmike, e cila kurrë nuk do të ngrihet nga toka, por premton se këta vullnetarë do të shijojnë përvoja të vërteta të astronautëve.
Ky studim ka për qëllim të studiojë efektet e izolimit dhe psikologjisë njerëzore, me të cilën NASA synon të mbledhë të dhëna që do të ndihmojë në përgatitjen e austronautëve të ardhshëm, për eksplorime të gjata në Hënë dhe në Mars.
“Izolimi social është një fushë shumë e rëndësishme për ne për ta studiuar. Ai është i shoqëruar me nivele të larta të stresit dhe ndikon në mirëqenien fiziologjike dhe psikologjike.”, tha Thomas Williams, një shkencëtar për Elementët e Faktorëve Njerëzor dhe Performancës së Sjelljes. /abcnews.al