Brenda Satra Brunn, fshatit suedez që është vënë në shitje për 7 milion dollarë

schedule13:57 - 6 Qershor, 2020

schedule 13:57 - 6 Qershor, 2020

Një fshat 320-vjeçar në Suedi është vënë në shitje për një vlerë prej 7 milion dollarësh. I ndodhur vetëm 90 minuta në veri të Stokholmit, Sätra Brunn i ndërtuar në shekullin e XVIII, është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, i kompletuar me një kishë, një shkollë dhe një hotel, shkruan CNN.

Fshati u ble nga pronarët aktualë në fillim të viteve ’90, të cilët donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë pa e tjetërsuar pamjen e tij. Një grup banorësh e kanë mirëmbajtur fshatin prej 62 hektarësh për gati 30 vite, si dhe gjithashtu kanë ndërtuar një program për evente dhe festime si dhe festën e famshme që mbahet në mesin e verës, e cila tërheq rreth 6 mijë vizitorë.

04 Satra Brunn Hus 1-3

 

Përveç hotelit, kishës dhe shkollës që edukon 40 fëmijë vendas, ekziston një qendër konferencash, një restorant, pishinë, palestër dhe sauna. “Është një strukturë komplekse që është ahvilluar gjatë viteve.”, thotë Jonas Martinsson, një menaxher që merret me shitjen. Përpos kësaj, ofrohen dhe 84 hektarë toka të pyllëzuara, që mund të ëprdoren për projekte zhvillimore. /abcnews.al

 

10 Satra Brunn 30

 

 

05 Satra Brunn

01 Satra Brunn

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!