Vittorio Sgarbi rrezikoi të mbytej mes dallgëve të larta të bregdetit të Palasës në Dhërmi.
Videoja shqetësuese është publikuar nga vetë ai në Youtube duke shkruar se kishte kaluar një moment rreziku teksa lahej në Palasë të Shqipërisë.
Nga videoja duket se ai tërhiqet një moment nga dallgët, por arrin të rikthehet në bregdet.
Pas disa sekondash aty shkojnë dhe shoqëruesit e tij që e nxjerrin në breg të detit.
Në një reagim të mëvonshëm ai u shpreh se ndihej mirë dhe se e kishtë shijuar banjon në bregdetin shqiptar.