Paleontologët argjentias kanë zbuluar një specie të re të një dinosauri 90 milion vjeçar që kishte këmbë dhe krahë të ngjashëm me velociraptorin. Sipas Agjensisë së Zbulimeve Shkencore të Universitetit Kombëtar të La Matanzas, mbetjet fosile të dinozaurit, rreth një metër e gjysmë i gjatë, u gjetën në një vend në provincën e Rio Negra-s.
“Specia e re u emërtua “Overoraptor chimentoi” dhe i përket grupit të dinosaurëve mishngrënës të quajtur “Paraves.”, tha Matias Motta, studiues në Muzeun e Shkencave Natyrore (MACN).
Studiuesit u befasuan kur zbuluan se ndërsa këmbët e saj ishin të ngjashme me familjen “raptor” të dinosaurëve, gjymtyrët e sipërme ishin shumë të gjata dhe të ngjashme me zogjtë modernë. Sipas tyre, ky zbulim mund të sigurojë informacione të rëndësishme mbi evolucionin e zogjve. /abcnews.al
Një Ilustrim i një artisti se si mund të dukej dinozauri: