Lautaro Martinez mbetet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi kërkohet me ngulm nga Barcelona, që së fundmi i ka vendosur një çmim Junior Firpo. Ky i fundit vlerësohet me 41 milion euro dhe po tentohet të përfshihet në marrëveshjen për sulmuesin argjentinas.
Kështu, veç mbrojtësit të majtë, Barcelona është gati të plotësojë me 70 milion euro të tjera shifrën e 111 milion eurove dhe ta marrë Lautaron, për të cilin ka një konsideratë të lartë edhe nga Lionel Messi. Një interist, Wesley Sneijder, së fundmi ka dhënë një intervistë për Gianluca Di Marzio dhe ka edhe një këshillë për argjentinasin.
“Lautaro është një lojtar shumë i mirë, por duhet të qëndrojë në Itali. Ai mund të bëhet një nga më të mirët, por fillimisht duhet të fitojë diçka me Interin. Ai mund të luajë te Barcelona, sigurisht, por unë do të kisha preferuar Realin”, ka deklaruar holandezi, i cili ka fituar gjithçka me Interin. /abcnews.al