Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ish-oficeri amerikan i përgjigjet “kërcënimit” të Trump për përdorimin e ushtrisë kundër protestuesve

schedule09:36 - 5 Qershor, 2020

schedule 09:36 - 5 Qershor, 2020

Një tjetër ish-oficer i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dënoi kërcënimet e presidentit Donald Trump, për të përdorur trupat ushtarake kundër protestuesve në SHBA.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Martin Dempsey, tha se deklaratat e Trumpit janë “shumë shqetësuese” dhe “të rrezikshme”.

“Ideja që presidenti të marrë përsipër situatën duke përdorur ushtrinë, ishte shqetësuese për mua”, tha Dempsey për Radion Kombëtare Publike.



Ai ka shërbyer si oficeri më i lartë ushtarak i Amerikës nën ish-presidentin Barack Obama.

Në SHBA, po protestohet për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, gjatë arrestimit nga policia.

Disa protesta kanë rezultuar edhe me zjarrvënie dhe plaçkitje.

Trump ka kërcënuar të hënën se do të pozicionojë ushtrinë “për të zgjidhur shpejt” situatën nëse shtetet nuk arrijnë të mbajnë nën kontroll situatën.

 

Kritikat e Dempseyt vijnë një ditë pasi ish-sekretari i mbrojtjës i Trump James Mattis, ka kritikuar presidentin duke thënë se ai qëllimisht po kërkon të përçajë Amerikën.

“Donald Trump është presidenti i parë në jetën time, i cili nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan  as nuk pretendon të provojë”, ka deklaruar Mattis për revistën Atlantic./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!