Frika për një valë të dytë nga koronavirusi ka bërë që e gjithë bota të jetë në panik. Shumë vende në botë për shkak të ringjalljes së ekonomisë kanë lehtësuar masat lehtësuese, por rritja e numrit të infeksioneve ka bërë që shumë vende të bëjnë hapa pas.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 11 prej tyre kanë rikthyer disa apo të gjitha kufizimet, për ta parandaluar një valë të dytë vdekjeprurëse, pasi që numri i rasteve filloi të rritej.
Vendet që janë detyruar t’i rikthejnë karantinat lokale apo mbylljet e përhapura, janë Japonia, Kina, Korea e Jugut, Libani, Gjermania, Irani, Arabia Saudite, El Salvadori, Iraku, Sri Lanka dhe Pakistani.
Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge i ka paralajmëruar shtetet evropiane që të përgatiten për një valë të dytë vdekjeprurëse të infektimeve, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, e jo kremtë”.
Japonia ishte shteti i parë që u përball me një valë të dytë, pas heqjes së kufizimeve kah mesi i marsit. Prej 12 prillit, shteti shpalli për së dyti gjendjen e emergjencës, duke vendosur për mbylljen e shkollave, ndaljen e tubimeve të mëdha dhe rekomandimin e njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. /abcnews.al