Si asnjëherë tjetër, qindra qytetarë u mblodhën në protestë për përdhunimin e 15-vjeçares nga 65-vjeçari Abaz Dogu, përmes thirrjes në rrjetet sociale pa asnjë apel nga ndonjë parti politike.
Në marshim-protestën që përshkroi bulevardin Dëshmorët e Kombit për t’u zhvendosur më pas përpara ministrisë së Arsimit, u bashkuan një numër i madh personazhesh të njohur që u bënë njësh me qytetarët duke mbështetur me forcë kauzën që i bërë i bashkë.
LEXO EDHE: Babai i 15-vjeçares së abuzuar: Shteti të më çojë në shtëpi tjetër, më thonë “do të vras”
Në shesh u panë moderatoret Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Alketa Vejsiu, Dojna Mema, Bora Zemani dhe emra të njohur të skenës si Aurela Gaçe, Manjola Nallbani, Eli Fara. Rozana Radi, Rovena Dilo dhe shumë emra të tjerë.
Nuk munguan as figurat politike si Grida Duma dhe Rudina Hajdari të cilat shprehën vlerësimin për sensibilizimin e lartë të qytetarëve./abcnews.al