Vetëm 5 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të enjte në Kosovë. Sipas njoftimit të IKSHPK-së janë testuar 294 mostra ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.
Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 5 pacientë, duke e çuar në 874 numrin e të shëruarve.
Ndërsa 30 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirus. /abcnews.al