Duket se telenovela “Werner” do të marrë fund! Siç raporton Bild, sulmuesi gjerman ka firmosur me skuadrën e Chelsea, një kontratë 5-vjeçare dhe me një pagë më shumë se 10 milion euro në sezon.
Liverpool dukej se ishte më pranë bomberit të Leipzig, por ka qenë skuadra e Chelsea ajo që ka paguar klauzolën e tij prej 60 milion eurosh dhe ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.
Werner ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga sezonet e fundit, duke shënuar gola të shumtë dhe duke qenë hap pas hapi me bomberin polak, Robert Lewandowski.
Me fanellën e Leipzig, Werner ka luajtur 122 ndeshje, duke shënuar 75 gola. Ndërsa me Gjermaninë, 24 vjeçari ka luajtur 29 sfida dhe ka tundur rrjetën 11 herë./abcnews.al
Liverpool target Timo Werner is now in advanced talks to join Chelsea, who are ready to pay his €60 million release clause, according to Bild ? pic.twitter.com/fWHDO3Xlv9
— Goal (@goal) June 4, 2020