Eros Grezda ka mësuar se sa kohë do të qëndrojë larg fushave të blerta. Grushtimi ndaj Antonio Colak të Rijekës i ka kushtuar katër ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Kroate.
LEXO EDHE: VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit, si Grezda u konfrontua me lojtarin e Rijeka
Një vendim i “butë”, duke llogaritur se sulmuesi i kombëtares shqiptare rrezikonte shumë pas veprimit të kryer ndaj kundërshtarit të tij. Osijek u mposht 3-2 nga Rijeka në gjysmëfinalen e Kupës, duel që u luajt në 31 maj.
LEXO EDHE: Reagimi pas sherrit, Grezda: Më provokoi gjithë kohës, s’i duroj fyerjet kombëtare
Skuadra e Grezdës u ankua për gjykimin dhe polemika të mëdha u krijuan. 25-vjeçari sulmoi Colak pas përfundimit të ndeshjes, duke rrëfyer se nuk i rezistoi dot ofendimit kombëtar nga kroati. /abcnews.al