Një klub ukrainas ka vendosur rekord sa i përket pjesëtarëve të infektuar me COVID-19. Plot 25 raste pozitive janë regjistruar te Karpaty Lviv, skuadër që renditet në vend të fundit të Premier League të Ukrainës.
Një situatë e rëndë tek ekipi ukrainas, teksa të gjithë janë izoluar dhe do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Shumë klube janë prekur nga virusi i tmerrshëm. Vasco da Gama mbante kryesimin me 16 raste, por Karpaty ka “parakaluar” bardhezinjtë nga Rio De Janeiro.
65 teste u kryen te skuadra ukrainase dhe përgjigjet e testeve i shokuan të gjithë. Stërvitja është ndërprerë dhe kaosi i madh mbizotëron te ekipi që mbyll renditjen e kampionatit ukrainas. /abcnews.al