Shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, RMV regjistron 120 raste me Covid-19 brenda ditës

schedule12:26 - 4 Qershor, 2020

schedule 12:26 - 4 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 120 raste të tjera me koronavirus. Rastet e reja janë konfirmuar nga 953 testime të bëra.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve i konfirmuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani numri më i madh i të infektuarve me koronavirus ka qenë 107 dhe është regjistruar më 16 prill.

Të infektuarit janë konfirmuar: 67 janë në Shkup, 19 në Kumanovë, 16 në Shtip, 4 në Prilep, 9 në Tetovë, 2 Veles dhe nga një rast në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë.

Instituti për Shëndet Publik njoftoi po ashtu se 16 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Prej tyre 8 janë nga Shkupi, 3 nga Shtipi, dy Prilepi dhe nga një në Tetovë, Veles dhe Manastir.

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një 65-vjeçare e shtruar në spital më 28 maj, dhe një pacient në spitalin ‘8 shtatori’ i moshës 69 vjeçare i shtruar në spital më 1 qershor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!