13-vjeçari bëhet i diplomuari më i ri në SHBA me 4 gradë të asociuara

schedule12:20 - 4 Qershor, 2020

schedule 12:20 - 4 Qershor, 2020

Është vetëm 13-vjeç dhe ka arritur të marrë katër diploma. Jack Rico ka bërë histori në Kolegjin Fullerton të Kalifornisë duke u bërë kështu personi më i ri i diplomuar në këtë institucion.

Rico përfundoi me sukses për një periudhë dy vjeçare 61 njësi, duke fituar grada në histori, art dhe shprehje njerëzore, sjellje sociale dhe shkenca sociale. “Ende nuk mund ta besoj vërtet se kam arritur diçka të tillë. Nuk e dija se mund ta bëja këtë gjë vërtet.” tha Jack për NBC4.

Megjithëse kolegji ka rreth 21,000 studentë nga vende të ndryshme, Presidenti i Kolegjit Fullerton Greg Schulz tregom se Rico dallohet nga të gjithë për faktin se është një nga studentët më të ri.

“Nuk është tipike që një student kaq i ri të marrë mësime, kështu që Jack është mjaft i njohur në kampusin e Kolegjit Fullerton,” tha Schulz. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!