Arrestimi e zyrtarëve serbë/ BBC: Skenar i Prishtinës e Beogradit

schedule12:11 - 28 Mars, 2018

schedule 12:11 - 28 Mars, 2018

Në analizën e saj për ngjarjet e së hënës në Kosovë, ku policia e Kosovës arrestoi zyrtarë serbë që kishin hyrë pa leje në territorin kosovar, BBC e përshkruan situatën si një skenar të përgatitur nga Prishtina dhe Beogradi

Sipas gazetarit të BBC, Dejan Anastasijeviç situata e krijuar të hënën në Kosovë me arrestimin e zyrtarëve serbë nga policia  kosovare, ishte një skenar i përgatitur në tavolinë nga Prishtina dhe Beogradi. Ai mbështet tezën e tij në faktin se mediat serbe e raportuan situatën duke përdorur fjalë si luftë dhe terror. Kreu i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriç u arrestua në Mitrovicë, u soll me pranga në Prishtinë dhe vetëm pas 6 minutash qëndrim në stacionin policor të kryeqytetit u dërgua në kufi për tu rikthyer në Serbi.

Presidenti serb Vuçiç reagoi menjëherë duke i cilësuar policët e Kosovës që paraburgosën Gjuriç, «terroristë në uniformë». Por ajo që ndodhi në Mitrovicë ka të gjitha shenjat e krizës së inskenuar, në realizimin e së cilës, gjithsesi secili për arsye të veta, morën pjesë Beogradi dhe Prishtina. Gjuriç ishte vetëm aktor episodik, shkruan më tej Anastasijeviç.

Përgatitjet filluan të premten, pas raundit të fundit të dialogut të mbi normalizimin, kur Vuçiç paralajmëroi se grupi i zyrtarëve serbë, përfshirë edhe Gjuriçin, të hënën do të shkonin në Mitrovicë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës:

«Po ju them se keni për ta dhënë lejen për të hyrë në Kosovë. E dhanë apo s’e dhanë, ata do të vijnë në Mitrovicën veriore. Hajt të shohim se çfarë do të bëni në lidhje me këtë».

Përgjatë kufirit me Serbinë dhe në Mitrovicë që nga e hëna u vendosën njësi të armatosura rëndë të policisë së Kosovës. Njëri nga anëtarët e delegacionit, ministri i kulturës Vlladan Vukosavlevic, hoqi dorë nga vajtja në Mitrovicë. Gjuric dhe shefi i kabinetit të Vuçic, Nikolla Selakovic, hynë në qytet përmes një rruge anësore. Gjuriqi u arrestua menjëherë pas fillimit të takimit në selinë e komunës së Mitrovicës. Për ndonjë arsye Selakovicin nuk e preku askush. Pas marrjes në pyetje në Prishtinë Gjuric u depërtua dhe disa orë më vonë u kthye në Beograd.

Edhe nëse kriza nuk ka qenë e planifikuar, ajo mund të shmangej. Së pari, Gjuric dhe të tjerët mund të të shtynin takimin në Mitrovicë derisa të merrnin lejen, për të cilën pritet të paktën tri ditë. Pastaj mund të kalonin përmes ndonjë pike kufitare, dhe do kthehesinin prapa me të njëjtin efekt por më I dobët nga ana propagandistike

Rrjedhimisht, Prishtinës nuk do t’i duheshin qindra policë specialë për të kapur «depërtuesit», as nuk do të ishte e nevojshme që gjatë arrestimit të hidhej gazi lotsjellës. Ose mund të bënin si më parë të mbyllnin njërin sy dhe të lejonin që takimi të mbahej. Rasti I fundit kujton atë të trenit me simbole serbe në Mitrovicë në janar të një viti më parë edhe atëherë nga Prishtina u dha mesazhi se treni nuk do të kalonte, u angazhuan forcat speciale, ndonëse për ndalimin e trenit mjaftonte të ulej trau në kufi, te i cili treni s’arriti kurrë.

Sërish si nismëtar i idesë u prezantua Gjuric, që më pas Vuçic pas shprehjes së mllefit të kuptueshëm të shfaqet si paqebërës.

Kujt iu desh e gjithë kjo?

Autoriteteve në Beograd dhe atyre në Prishtinë herë pas herë u duhet të kujtojnë bashkësinë ndërkombëtare se ato i mbajnë çelësat e luftës dhe paqes në Kosovë. Kështu i japin rëndësi vetes. Kohëve të fundit Vuçiqi përmes deklaratave nxitëse dhe stimulimit të retorikës nacionaliste përpiqet të largojë vëmendjen nga fakti se afati për nënshkrimit e «marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe juridikisht të detyrueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën» po kalon. Ai  duhet të marrë disa vendime jopopullore, kështu që në këtë mënyrë po «pompon» besueshmërinë e tij patriotike.

E njëjta situatë dhe për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilët e dinë se duhet të fillojë themelimi I Asocacionit të Komunave serbe dhe zgjedhin të tregojnë forcën me Gjuric, që sërish është në rolin e një fatkeqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!