Vuçiç komenton vendimin e Listës Serbe: Deputetet mbesin në opozitë

schedule11:31 - 28 Mars, 2018

schedule 11:31 - 28 Mars, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet pasi shqiptarët do të bëhen bashkë. Ndërsa bëri të ditur se deputetët e Listës Serbe do të jenë pjesë e parlamentit si grupim opozitar.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për televizionin shtetëror serb “RTS” pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtëme, Federica Mogherini, komentoi zhvillimet e fundit pas arrestimit të Marko Gjuriç në Veri të Mitrovicës. Ai nënvizoi se Lista Srpska do të vazhdojë të jetë pjesë e parlamentit të Prishtinë ndonse në opozitë. Gjithashtu Vuçiç foli edhe për fatin e ekzekutivit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Nuk mendoj se Qeveria në Prishtinë do të rrëzohet. Nuk do të bjerë pasi kur është puna të bëhen kundër serbëve të gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë, për dallim nga serbët të cilët asnjëherë nuk do të bashkohen pasi nuk u vjen keq për Gjuriç, e as për Vuçiç në Srebrenicë, e as nuk u vjen rëndë për diçka të tillë.

Vuçiç thotë se Lista Srpska duke qëndruar në opozitë do të luftojë për sebët në Kosovë. Madje për këtë do të ndihmohet edhe nga shteti i Serbisë. Ndërkohë, presidenti serb bëri të ditur se përveç takimit me Mogherinin, ka folur në telefon edhe me Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit Ëess Mitchell. Vuçiç, në intervistë nuk ka komentuar faktin që Lista Serbe ka paralajmëruar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë të njëanshme më 20 prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!