Përforcime në mesfushë, Interi hedh sytë nga mesfushori i Getafes

schedule23:14 - 3 Qershor, 2020

schedule 23:14 - 3 Qershor, 2020

Inter po përgatitet për një merkato të “nxehtë”, ku pritet që klubi zikaltër të investojë në disa reparte. Sipas raportimit të “Mundo Deportivos”, tashmë drejtuesit e Interit po monitorjnë me kujdes situatën e mesfushorit të Getafes, Mauro Arambarri.

Për shërbimet e uruguaianit interistët nuk janë të vetmit në garë, pasi edhe Monaco nga Ligue 1 ka kohë që e ndjek lojtarin. Klauzola e Arambarrit me Getafes nuk është e lirë, pasi nëse dikush e kërkon atë do të duhet të paguajë plot 25 milionë euro në arkat e klubit spanjoll.

Kontrata e tij me Getafen përfundon në qershor të vitit 2023. Ish-lojtari i Bordeaux numëron 31 paraqitje në këtë sezon, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 1 asist për shokët e skuadrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!