Kryeministri i federatës boshnjako-kroate Fadil Novalic, drejtori i pezulluar i administratës së mbrojtjes civile, Fahrudin Solak, dhe pronari i kompanisë private “Srebena Malina”, Fikret Hoxhiç, i cili importoi 100 ventilatorë nga Kina, u arrestuan për të ashtuquajturën, çështja e respiratorëve.
Respiratorët, për të cilët u paguan rreth 5 milion euro, dolën të ishin të papërdorshëm për pacientët me kovid 19. Por të tre janë liruar nga burgu tashmë dhe janë në arrest shtëpie.
“Nuk ka ndodhur ndonjë tërmet i madh. Këtu zakonisht, paralajmërohen ngjarje të rëndësishme, ngjarje të mëdha, që do të ndërmerret dicka, dhe të nesërmen, atyre nuk u ndodh asgjë. Aktualisht, që të tre janë liruar, për tu mbrojtur në liri,” thotë Muharrem Zejnullahu, konsull nderi i Shqipërisë në Sarajevë./abcnews.al